Heidi Baci në BBV: “Jam lojtare më e fortë se Juli dhe Romeo”!

vovalbania March 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Heidi Baci në BBV: “Jam lojtare më e fortë se Juli dhe Romeo”!

Heidi e konsideron veten lojtare më të fortë se Juli dhe Romeo në “Big Brother VIP 3”. Pas deklaratës së Julit se e sheh Heidin si konkurrente më lart dhe Romeo, opinionisti Arbër Hajdari e pyeti banoren nëse mendon se është e fortë se dy konkurrentët e tjerë. “Po”, u përgjigj Heidi e bindur.

Ndërkohë, raporti mes Heidit dhe Romeos duket se është mbyllur, pasi të dy vendosën të ndërpresin njohjen me njëri-tjetrin. Heidi ka konfirmuar se është ndarë përfundimisht nga Romeo. Dyshja kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar kohët e fundit, të shoqëruar me debate dhe lot. Ajo gjithashtu konfirmoi që Juli ka ndërhyrë në marrëdhënien e çiftit dhe se e ka përdorur për lojë.

Juli: A je e ndarë?

Ledioni: Si duhet të të shohë ty?

Heidi: Si lojtare. Juli ka ndërhyrë në këtë situatë. Më thotë që kam besim te ty dhe më përdor për t’i rënë Romeos.

Juli: Më ke thënë je ndarë.

Heidi: Kam shkuar e kam qartësuar, jemi të ndarë totalisht.

Juli: Shyqyr që e pranove.

Heidi: Kam bërë gabim se kam ndjenjë për Romeon dhe nuk kam arritur ta ndajë mendjen. Nuk e mendoj që jam lojtare më e fortë se Romeo. Të dy jemi të fortë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE