Ndodhi edhe kjo në Shqipëri! I ngul thikën shefit të kuzhinës se nuk i pëlqeu mishi

vovalbania March 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndodhi edhe kjo në Shqipëri! I ngul thikën shefit të kuzhinës se nuk i pëlqeu mishi

Duket se Shqipëria nuk ka për të gjetur më paqe. Një tjetër sherr për motive të dobëta ka ndodhur në vendin tonë, pak ditë pas rastit të rëndë në Fier ku një 19 vjecar u vra pasi i kishte bërë ‘Like’ një vajze në rrjetet sociale.

Një 52-vjecar shqiptar, plagosi me thikë shefin e kuzhinës në Selanik të Greqisë pasi nuk i pëlqeu mishi që i kshin servirur në restorant.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit mars në një restorant në Selanik, kur 52-vjeçari shqiptar humbi kontrollin nga nervat se mishi që iu servir nuk ishte i shijshëm.

Sipas autorit, mishi që i servirën në restorant ishte i gatuar një ditë më parë.

Pas ngjarjes emigranti shqiptar u arrestua, ndërsa sot ai është paraqitur para Gjykatës në Selanik për tu njohur me masën e sigurisë. Ndaj 52-vjeçarit rëndon akuza “vrasje e mbetur në tentativë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE