Tragjike/ Dalin pamjet, këngëtari i njohur i merr jetën shqiptarit 20-vjeçar (Video)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Menidi, ku autoritetet bëjnë me dije se ka humbur jetën një 20-vjeçar i identifikuar me emrin Antonio Daja.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës. Makina tip fouristradë e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër në rrugën “Dekelias” në këtë zonë.
Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur mjeti i Ksanthopoulos i cili nga pamjet më poshtë duket se ka kaluar limitet e shpejtësisë, është kthyer në të majtë të kursit të tij. Kur është marrë në pyetje, i riu ka mohuar të ketë humbur kontrollin.
“Jo, jo, nuk kam humbur kontrollin e makinës”, tha ai.
Mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës. Siç raportojnë mediat greke, nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë shoqëruar pranë komisariatit të zonës.
Kufiri në këtë zonë të veçantë është 40 kilometra pasi është një strukturë urbane dhe këngëtari ka kaluar limitin e shpejtësisë