U tha se e ka braktisur e ëma, reagon Sara

vovalbania March 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U tha se e ka braktisur e ëma, reagon Sara

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, teksa ishte e ftuar në një intervistë, Sara Gjordeni rrëfeu historinë e dhimbshme të jetës së saj.

Ajo tregoi për dhunën e babait dhe rritjen larg nënës së saj në moshën 2 vjeçe.

Mirëpo për këtë të fundit, ndjekësit e kanë keqkuptuar dhe një prej tyre ka komentuar duke thënë:

“Mendoj se karakteri i saj qenia e saj dmth tregon shumë për këtë vajzë. Si një nënë lë femijën 2 vjec. Nuk e di dmth. Çfarë gjëje më e keqe mund t’i ndodh një fëmije, të rritet jetim me nënë gjallë”.

Sara është detyruar të sqarojë edhe njëherë për publikun deklaratën e saj, teksa bëri një postim në InstaStory ku shkruan:

“E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite. Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE