Xhani Demika komenton lotët e Romeos: “Donaldi është si natyrë më i ndjeshëm se ai”!
Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Big Brother Radio” ka qenë i ftuar Xhani Demika, i cili së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun, komentuan ndodhitë që kanë ndodhur orët e fundit në shtëpinë e BBV.
Lidhur me temën e ditës së emisionit e cila ishte se kush favorizohej më shumë nga ndarja midis Romeos dhe Heidit, Xhani u shpreh:
Realisht kjo që po e përdor pak qëndron. Romeo ka pritur një Heidi më të hedhur. Pak më aktive. Në çift pak më të përfshirë dhe ka menduar se do të funskionojnë gjërat ndryshe. Duke pasur parasysh që ai është natyrë më e hedhur dhe është natyrë që i bën ballë gjërave vetë, kam përshtypjen se atë do ta ndihmojë më shumë dhe ai do eci më shumë në momentin që do ndahet nga Heidi.
Më tej, ai shtoi:
Romeo nuk është i prekur fare. Donaldi është si natyrë më i ndjeshëm se Romeo dhe këtë e kam thënë historikisht dhe Romeo është natyrë më i hedhur. Ai është i ndjeshëm në natyrë për situatat që mund të ndodhin, por jo se është i ndjeshëm që po u nda nga ajo duhet të qash e të vuash. Nuk ka përjetuar dhe nuk ka vuajtur kurrë.