vovalbania
March 15, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Partia Socialiste dhe Rithemelimi kanë arritur dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, si edhe PPP-të në Shëndetësi. Palët u ulën sot në tryezën e Konferencës së Kryetarëve ku i vendosën vulën negociatave, që pritet t’i japin fund edhe kaosit prej 5 muajsh në Kuvend.
Mësohet se komisionet do kenë në përbërje 15 anëtarë në total, emrat e të cilëve do të bëhen me dije ditën e nesërme. Pritet që komisionet të kenë një afat kohor prej 4 muajsh secili.
Dakordësia e arritur për ngritjen e komisioneve pritet t’i japë fund kaosit të krijuar nga Rithemelimi prej 5 muajsh.
Vijon…