Faktetet/ Si iu është qepur Meritoni të gjitha vajzave në shtëpi, përfshirë dhe Heidit(VIDEO)
I gjithë Big Brother Vip këtë vit po rrotullohet rreth çiftit apo ish-ciftit Romeo- Heidi. Duke parë këtë, të gjithë banorët e tjerë nuk po bëjnë asnjë lojë tjetër përveçse të komentojnë ngjarjet e Romeos dhe Heidit.
Ardhja e Jetmirit në shtëpinë e Big Brother Vip ka trazuar ujërat, kjo jo për faktin se ai është ndonjë lojtar i fortë, por se i ka parë dhe i ka komentuar për dy muaj jashtë të gjithë situatat.
Dhe duke parë që çifti është fokusi i Big Brother Vip, edhe Jetmiri kërkon që të futet në lojë duke i sulmuar të dy. Rasti më i fundit ishte mbrëmjen e djeshme, kur Heidi tha se Meritoni ka filtruar me të. Një e vërtetë e madhe kjo, pasi që në ditën e parë, Meritoni i është afruar Heidit duke e komentuar dhe duke i bërë komplimente të ndryshme.
Madje, sic shikohet në video më poshtë, është dhe Juli që i thotë Meritonit që po më përdor për të gjuajtur Heidin. Dhe më pas, Meritoni i është afruar Heidit i pari, duke i dhuruar lule, duke i bërë komplimente.
Flirti i parë i Meritonit ndaj Heidit
Akoma më keq, Meritoni ka flirtuar dhe ka hedhur batuta edhe në sy të Ilnisës.
Meritoni Heidi komplimente në sy të Ilnisës
Ndryshe nga se mendon Jetmiri, i cili si komentator nga jashtë ka sulmuar Eglën, tani e bëri shoqe, ka mbrojtur Romeon, kur u fut e ka bërë kundërshtar, madje ka shkuar më tej, duke hedhur akuza ndaj Heidit që kur ishte jashtë se i shkëlqejnë sytë kur shikon Meritonin kur në fakt është krejt e kundërta.
Meritoni apo Heidi, kush e ka ndërtuar lojën me flirtime?
Që në ditën e parë, ka qenë Meritoni që i është vardallisur Heidit. Pasi pa që në fakt, Heidi nuk kishte asnjë interes për Meritonin, ai më pas ka flirtuar me Riken dhe me Ilnisën.
Madje, në të njëjtën kohë ka flirtuar edhe me Ilnisën edhe me Riken. Edhe kur u “lidh” me Ilnisën, Meritoni rrinte i përqafuar në një mënyrë që me thënë të drejtën një person që është i lidhur nuk mund të rrijë me shoqet në atë formë.
Meritoni dhe Rike, puthje dhe përqafime
Ishte Roza, përsëri që jo më larg se disa ditë më parë e ka shprehur hapur dhe qartë se Meritoni ka flirtuar dhe flirton me të gjithë vajzat në shtëpi, madje edhe me atë vetë. Edhe Ilnisa ka hedhur akuza ndaj Erjolës se ajo ka flirtuar me Meritonin dhe ky i fundit nuk foli, duke nënkuptuar indirekt që një gjë e tillë ka ndodhur.
Ilnisa akuza Erjolës, Meriton e pranon në heshjte
Flirtimi me Sara K, ishte aq hapur dhe aq i rënë sa të gjithë shqiptarët e kanë parë. Madje flirtimin e bënte në sy të Ilnisës.
Vajzat e shtëpisë: Meritoni flirto me të gjithë vajzat e shtëpisë
Le të mos flasim më për Sara Gjordenin, ku rrinte përqaftuar me të, në një kohë kur shoku i tij, Bardhi, ishte ngjitur me të.
Meritoni dhe Sara Gjordeni
Ndryshe nga mentaliteti shqiptar, që të qëndrosh, të bisedosh me një mashkull, direkt të thonë je i lidhur, Heidi vjen nga një tjetër kulturë.
Dhe është fakt, që ka qenë Heidi që ka mbyllur të gjithë flirtimet ndaj të tjerëve, duke përfshirë edhe Fationin vetë, ku në një nga Prime, ai donte ta linte të hapur flirtimin me të, ndërsa reagoi Heidi duke i thënë që ajo e ka mbyllur këtë pjesë me të.
Duhet kujtuar se Heidi nuk e ka për herë të parë që i ka thënë Meritonit që i ka bërë komplimente dhe lajka, por nuk ka reaguar. Por duke parë sherrin që ka me Romeon, vendosi që ta bëjë të madhe duke shfrytëzuar Franceskën dhe më pas gjithë shtëpinë.
Të mos flasim pastaj për Franceskën, e cila është e vetmja që përcjell ankth tek shikuesit nga mënyra sesi flet me banorët e tjerë. Dhe në fakt, është viktimizuar sa herë që ka qenë në nominim, duke krijuar situata dhe duke qarë. Ndërkohë, produksioni e ka favorizuar duke mos i diskutuar situatat siç kanë qenë në të vërtetë.
Sigurisht që Heidi dhe Romeo kanë shumë gabime në lojë, por i gjithë Big Brother Vip 3, po rrotullohet rreth tyre.
/Vip-Magazine.al/