Operacione kërkimi për emigrantët e mbytur në brigjet turke të detit Egje !

vovalbania March 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacione kërkimi për emigrantët e mbytur në brigjet turke të detit Egje !

Një anije ushtarake, helikopterë e ambulanca shiheshin sot në brigjet turke pasi 21 emigrantë u mbytën kur barka e tyre u fundos në detin Egje.

Zyrtarët ende nuk kanë berë të ditur kombësinë e viktimave që humbën jetën pranë ishullit më të madh të Turqisë, të quajtur Gokceada ose Imbros, në brigjet e provincës veriperëndimore Canakkale.

Autoritetet shtonin se dy njerëz u shpëtuan nga roja bregdetare turke, ndërsa dy të tjerë kishin arritur të dilnin vetë nga uji.

“Skuadrat e sigurisë gjetën trupat e 21 njerëzve duke përfshirë dhe disa fëmijë,” tha në një deklaratë guvernatori vendas, duke shtuar se të tjera anije, helikopterë dhe personel shpëtimi ishin shtuar në operacionet.

Turqia strehon aktualisht më shumë se 3 milionë sirianë të ardhur që prej luftës së dhjetë viteve më parë. Ankara ka pritur refugjatët si pjesë e një marrëveshjeje me BE në 2016 për të ulur numrin e refugjatëve që mbërrijnë në BE, në këmbim të mbështetjes financiare deh favoreve të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE