Pse po i shesin aksionet miliarderët e botës?!

vovalbania March 15, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Pse po i shesin aksionet miliarderët e botës?!

Misteri i miliarda dollarë aksione që po shiten nga disa nga më të pasurit e botës megjithëse bursat janë të forcë të plotë, po habit disa ekspertë finance. Fillimisht e përditshmja britanike Daily Mail i referohet për këtë, arsyeve si paqëndrueshmëria e gjeopolitikës, e zgjedhjeve kombëtare apo e luftës. Fluska e teknologjisë ka treguar se është vënë nën tension ekstrem gjatë gjithë vitit 2023 me largime masive nga puna në kompanitë e Silicon Valley, kurse Presidenti Joe Biden ka premtuar “rritje të taksave për më të pasurit” nëse fiton zgjedhjet e reja në nëntor.

Siç ka sinjalizuar me panik dhe kreu i financierëve JPMorgan Chase , Jamie Dimon në fillim të vitit: “Kjo mund të jetë koha më e rrezikshme që bota ka parë në disa dekada”. Sipas raportimeve investitorët e mëdhenj në fund të vitit që shkoi kishin mbajtur vetëm 25 përqind të aseteve të tyre neto në tregun e aksioneve, dhe askush nuk e di perse. Investitorët shesin për arsye të ndryshme se sezonet e taksave që nisin, apo diversifikimin e kompanive.

Ose mund të jetë arsyeja e vjetër e tregjeve, ‘shit kur është çmimi i lartë’.

Në shkurt 2024, kreu i Amazon, Jeff Bezos shiti $8.5 miliardë aksione, ndërsa bankieri Jamie Dimon (JPMorgan) shiti $150 milionë nga aksionet e tij, për herë të parë që kur mori kontrollin në 2006. Dimon paraqiti një listë cështjes si argumente: lufta në Ukrainë, lufta e re në Gaza, borxhet e larta qeveritare dhe deficitet, inflacioni apo tregu i vogël i punës dhe rritja e kërkesave për paga të larta.

Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg ka qenë gjithashtu pjesë e lojës duke shitur $428 milionë aksione të Meta në vitin 2023. Ndërsa nga 21 deri në 24 shkurt, familjet amerikane pronare të Walmart, kanë shitur $1.5 miliardë nga aksionet e kompanive të tyre. Zuckerberg është justifikuar për shitjet me shpenzimet e kompleksit të ri në ishullin Kauai që besohet se po i kushton $300 milionë.

Por sipas një raporti të rrjetit Fortune, të gjitha shitjet e përmendura ishin planifikuar paraprakisht nga bursat dhe gjithsesi Bezos, Zuckerberg e Dimon përsëri ruajnë shumicën e aksione në kompanitë e tyre. Eksperti i CNBC për pronat Robert Frank tha në tetor se lëvizjet duket se janë që më të pasurit të ruajnë veten e tyre, ose për arsye që njerëzit më të thjeshtë nuk arrijnë t’i kuptojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65727 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE