“Vjehrri e ka bërë me çupën…”- Tjetër deklaratë bombë nga babai i Sarës: “Do ta ndjek penalisht!”
Pak më parë është publikuar edhe pjesa e dytë e deklaratës ‘bombë’ të babait të Sara Gjordenit.
Ai i ka reaguar akuzave të forta që Sara ngriti ndaj tij, se ka djegur shtëpinë dhe e ka nxjerrë jashtë bashkë me të ëmën, duke i hedhur poshtë ato e duke treguar për herë të parë se arsyeja e ndarjes nga e ëma e ish-banores së BBV është tradhtia e saj.
“Më ka tradhtuar, e kam kapur vetë”, u shpreh ai në pjesën e parë të deklaratës të cilën mund ta shihni këtu.
Në vazhdim të intervistës, ai shprehet gjithashtu se Sara është bërë “Miss Globe” prej atij, por ajo nuk e ka falenderuar kurrë.
“Ajo mori gjithë ato lekë kur doli Miss Globe. Po thuaj o baba faleminderit, Kaq nuk thoshte dot, për kulturë për njerzillëk, se fundja ajo evlati im është, por me këto që ajo ka bërë unë do ta ndjek penalisht. Do dalë e vërteta, un kam zotin lart”, thotë babai i Sarës ndër të tjera.