Balanca midis jetesës në Kanada dhe muzikës/Xhoi Bejko: “Më duhet të gjeja një lloj ekuilibri”!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Balanca midis jetesës në Kanada dhe muzikës/Xhoi Bejko: “Më duhet të gjeja një lloj ekuilibri”!

Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, do të vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku Ke Humbur” me Jonida Aliçkollin. Për një periudhë kohe ata kanë qenë të famshëm e shumë të dashur nga publiku por kanë zgjedhur të tërhiqen nga karriera e tyre apo edhe daljet në ekran. E ftuar në episodin e kësaj të shtune ka qenë Xhoi Bejko, e cila me anë të një lidhje telefonike nga Kanadaja është rikthyer në këtë intervistë speciale për Top Albania Radio.

Si ka qenë për të jetesa në Kanada dhe a vazhdon ajo të jetë ende aktive në industrinë muzikore?

Unë personaisht u mundova kur erdhëm në fillim që të isha pak me këmbë në tokë. Në kuptimtin që kam menduar se tani është një kapitull tjetër i jetës tënde. Deri tani ke kënduar, do të vazhdosh të këndosh dhe do të vazhdoj të këndoj gjatë gjithë jetës sime. Më duhet të gjeja një lloj ekuilibri në këtë vendin e ri. Të njihja e të kuptoja se çfarë bëhej përballë. Kështu që këtë bëra në fillim. Fatmirësisht prapë kam bërë disa studime në financë. E kam diversifikuar pak portofolin e njohurive të mia që kur isha në Shqipëri në fakt. Kështu që të futesha në financë ishte më e thjeshta për të gjetur një lloj stabiliteti në të gjitha drejtimet, të cilën e bëra.

Përsa i përket muzikës, ajo shtoi:

Paralelisht u mundova të gjeja hapësira të reja në lidhje me muzikën. Momentalisht që flasim kam një grup. Tani po them të vërtetën e asaj që është. Unë nuk jetoj me muzikë këtu, por është një pjesë e mirë e vitit tim e investuar në muzikë, në koncerte dhe kjo jo vetëm në koncerte me grupin që kam këtu kanadez, por shumë edhe me evente shqiptare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE