Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!
Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Pak ditë më parë, banorët e BBV3 të ulur në oborr banorët kanë bërë një sfidë, ku duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante. Pyetja që i ra Julias ishte nëse ka pasur ndonjëherë një lidhje paralele. Julia nuk ngurroi të përgjigjej duke u shprehur se po ka pasur dhe e shpjegon arsyen.
Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjeç, as 30 vjeç, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga njerëz të ndryshëm. Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele.
2. Amber Rose ka folur së fundmi për romancën e ish partnerit të saj Alexander “AE” Edwards me këngëtaren legjendare Cher. Rose tha në një episod të “The Jason Lee Show” se:
Jam shumë e lumtur që ai është me Cher. Thjesht dua që ai të jetë një baba i pranishëm për fëmijën tonë. Nuk më intereson nëse është Cher apo një qen, apo një delfin. Unë dua që ai të jetë i lumtur sepse një prind i lumtur është i mirë për fëmijën tonë. Pra, kjo është gjithçka që më intereson.
3. Heidi Baci ka konfirmuar tashmë se është ndarë përfundimisht nga Romeo. Dyshja kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar kohët e fundit, të shoqëruar me debate dhe lot. Ajo gjithashtu konfirmoi që Juli ka ndërhyrë në marrëdhënien e çiftit dhe se e ka përdorur për lojë. Heidi po ashtu ka thënë për herë të parë se Romeon nuk e duron dot në atë shtëpi.
4. I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i BBV, Silvi. Teksa po diskutonin në lidhje me banorët që mund të fitojnë edicionin e tretë të Big Brother VIP, Silvi u shpreh se shikon si pretendente Heidin. Ndërkohë që zbuloi gjithashtu se nëse pëlqimi dhe raporti me Erjolën nuk do të kishte vazhduar më tej banorja me të cilën mendon se mund të kishte shprehur pëlqim pasi e ka mbështetur edhe gjatë konfliktit që ka pasur me Gazin ka qenë Roza.
5. Filmi “Oppenheimer” nga Christopher Nolan, për njeriun që pati një rol kryesor në krijimin e bombës atomike, fitoi çmimin më të madh në ceremoninë e 96-të të çmimeve Oscar. “Oppenheimer” ka dominuar sezonin e çmimeve të këtij viti, ndërsa publiku mbush sallat e kinemave për të parë yllin e Cillian Murphy në rolin e shkencëtarit enigmatik, i cili në vitin 1945 deklaroi: “Tani, unë jam bërë vdekja, shkatërruesi i botëve”.