Kryeministri i Kanadasë, Trudeau: Çdo ditë mendoj ta lënë punën time “të çmendur”!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri i Kanadasë, Trudeau: Çdo ditë mendoj ta lënë punën time “të çmendur”!

Mbështetja për të ka rënë dhe ai thotë se mendon çdo ditë për të lënë punën e tij që e cilëson “të çmendur” e jo vetëm kaq. Këtu është fjala për kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, i cituar nga rrjeti britanik BBC. Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë, Trudeau është përballur me disa pyetje lidhur me të ardhmen e tij politike, ndërsa sondazhet kanë sugjeruar se është gjithnjë e më i papëlqyer në mesin e qytetarëve kanadezë.

Në një intervistë për Radio-Canada, Trudeau foli gjithashtu për sakrificat personale të punës që ai bën. Ndërkaq, po afrojnë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kanada. Procesi elektoral do të zhvillohet deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Sondazhet e opinionit në muajt e fundit treguan se kanadezët po ndjejnë një pakënaqësi në rritje me qeverinë e tij, më së shumti të nxitur nga zhgënjimi me çështje si përballueshmëria e banesave dhe kostoja e jetesës. Disa aleatë kanë sugjeruar në mënyrë të qartë se tani është koha që Trudeau të largohet nga politika.

Unë nuk mund të jem njeriu që jam dhe ta braktis luftën në këtë pikë, tha Trudeau në një intervistë 24-minutëshe për transmetuesin në gjuhën franceze. Unë mendoj që të largohem çdo ditë. Eshtë një punë e çmendur, duke bërë sakrifica personale,  tha lideri i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2015, pra 9 vjet.

Duke bërë një përshkrim më të detajuar, Trudeau u shpreh:

Sigurisht, është super e vështirë. Eshtë shumë e mërzitshme ndonjëherë.

Vitin e kaluar, ai dhe bashkeshortja Sophie Grégoire Trudeau njoftuan ndarjen. Ata kanë tre fëmijë së bashku. Justin Trudeau erdhi në pushtet me një fitore mbresëlënëse në zgjedhjet që i dhanë fund gati një dekade sundimi të Partisë Konservatore në Kanada.

Por, mbështetja për liberalët është zbehur gjatë dy zgjedhjeve pasuese. Qeveria e tij e pakicës është aktualisht në një marrëveshje të ashtuquajtur “Furnizim dhe Besim” me Demokratët e Rinj e ku partia e majtë mbështet liberalët në votat kryesore në parlament. Trudeau, 52 vjeç u kujdes të theksonte ndër të tjera se ai hyri në politikë për të mos qenë popullor dhe jo për arsye personale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE