Nga performancat në evente tek pjesë e Top Media, ja si nisi rrugëtimi i Xhoi Bejko në “Top Show”!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nga performancat në evente tek pjesë e Top Media, ja si nisi rrugëtimi i Xhoi Bejko në “Top Show”!

Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, do të vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku Ke Humbur” me Jonida Aliçkollin. Për një periudhë kohe ata kanë qenë të famshëm e shumë të dashur nga publiku por kanë zgjedhur të tërhiqen nga karriera e tyre apo edhe daljet në ekran. E ftuar në episodin e kësaj të shtune ka qenë Xhoi Bejko, e cila me anë të një lidhje telefonike nga Kanadaja është rikthyer në këtë intervistë speciale për Top Albania Radio.

Për të cekur pak eksperiencën e saj më të rëndësishme në karrierë siç ka qenë pjesëmarrja si këngëtare në emisionon “Top Show”, Xhoi Bejko është shprehur kështu:

Në fakt, unë punoja në një club në atë kohë dhe aty vinin shumë njerëz të ndryshëm. Dhe një nga këta persona që ishte i rregullt ishte Tani, Tani jonë i famshëm. Edhe sa herë që fillonte muzika LIVE, ai futej gjithmonë brenda dhe e dëgjonte me shumë vëmendje. Unë atëherë nuk e dija këtë gjë, por ama kisha vënë re që një nga këta klientët që vinte aty, sepse unë në fillim nuk e njihja, por e kissha vënë re që ishte i rregullt dhe ishte prezent dhe pjesëmarrës sa herë që fillonte muzika LIVE. Pastaj sigurisht e mora vesh kush ishte. Dhe në një nga këto netët kur unë zbres nga skena mbaj mend që Tani më tha ‘të lutem kur të kesh mundësi kalo nga Top Media, dua që të bëjmë një takim dhe të flasim për një projekt që unë kam’. Tani unë isha një vajzë shumë e re në atë kohë, isha 19 vjeç dhe nuk e mora seriozisht. 

Më tej, ajo shtoi:

Se kisha menduar se në atë kohë nuk ishte edhe aq e prekshme. Nuk është si tani që ti median e ke në dorë në një farë mënyre nëpërmjet telefonit. Jo se se mora seriozisht, po thashë okay dhe e lashë të rridhte kjo gjëja derisa ai e bëri në mënyrë zyrtare këtë ftesën nëpërmjet Bojken Lakos që të takoheshim. U ulëm e folëm, por askush nuk e dinte që unë isha shtatzënë. As Tani se unë nuk dukesha se isha e vogël, e re dhe barku nuk dukej në atë kohë fare. Dhe unë i thashë Bojkenit që do ta mendoj dhe do të them prap. Isha shumë entuziaste, por brenda kisha këtë merakun. Ndërkohë e kisha njohur edhe Gentin se fëmija ishte i Gentit. Se doja të thoja që e mbaj mend që pas takimit me Bojkenin kam qarë në krahët e Gentit dhe thoja ‘si t’ja bëj unë tani, unë jam shtatzënë’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE