Ngjashmëria e vokalit të Xhoi Bejko me këtë këngëtare të famshme ndërkombëtare i ka shokuar të gjithë!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngjashmëria e vokalit të Xhoi Bejko me këtë këngëtare të famshme ndërkombëtare i ka shokuar të gjithë!

Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, do të vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku Ke Humbur” me Jonida Aliçkollin. Për një periudhë kohe ata kanë qenë të famshëm e shumë të dashur nga publiku por kanë zgjedhur të tërhiqen nga karriera e tyre apo edhe daljet në ekran. E ftuar në episodin e kësaj të shtune ka qenë Xhoi Bejko, e cila me anë të një lidhje telefonike nga Kanadaja është rikthyer në këtë intervistë speciale për Top Albania Radio.

Duke qenë se ajo ka qenë një nga figurat më të suksesshme në tregun muzikor me paraqitjet e saj të shpeshta në evente e televizion, me cilën nga personazhet e njohur ndërkombëtar e kanë krahasuar atë?

Po, më kanë krahasuar. Madje për ironi të fatit ishim në një festë ku unë këndova pak dhe njerëzit që ishin aty ishin të surprizuar njëherë që ‘wow, ti këndon’. Kjo ishte pjesa e parë. Dhe e dyta ishte që ‘po ky zëri jot qenka si Celine Dion’. Unë nuk e di domethënë nëse është kështu, por faktikisht që në fillimet e mia kam kënduar repertorë të Celine Dion. Ndoshta më ka pëlqyer sigurisht. Ka qenë një nga këngëtaret dhe është një nga këngëtaret që më pëlqen muzika e saj dhe kam kënduar goxha pjesë nga repertori. Kjo është dhe më ka ndjekur i njëjti kompliment doja të thoja.

Ju rikujtojmë se në këtë intervistë, Xhoi gjithashtu është shprehur rreth fillimeve të saj në industrinë muzikore ku ky pasion i saj kaq i madh për këngën u kthye edhe në profesionin e saj. Ajo gjithashtu ka prekur eksperiencat e saj në evente dhe në daljet televizive, ku më e rëndësishmja ka qenë në emisionin “Top Show”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE