Pranga një infermieri në Vaun e Dejës/Pas një sherri tentoi vrasjen e dy kolegëve, nënë e bir!
Në Vaun e Dejës, një 38-vjeçar ra në prangat e uniformave blu, pasi akuzohet se tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me automjet, në fshatin Bushat. Policia arrestoi shtetasin Mersin Mlloja, i cili punon si infermier. Një ditë më parë, ai goditi me automjet në korsinë e këmbësorëve, kolegët Davë e Kristjan Ndoja, pas një sherri të mëparshëm për motive të dobëta. Gruaja dhe djali i saj janë jashtë rrezikut për jetën.
Në kuadër të hetimeve, blutë sekuestruan makinën që drejtonte Mlloja, në cilësinë e provës materiale. 38-vjeçari me banim në fshatin Kosmaç. akuzohet për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tentoi të vriste dy shtetas (nënë e bir), për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet automjeti që drejtonte 38-vjeçari Mersin Mlloja.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, dy shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
M. M., 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti që drejtonte shtetasi M.M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.