“Shok pa dinjitet, nuk t’i thotë gjërat në sy…”/Debat i ashpër mes Meritonit dhe Romeos, si e shohin banorët?!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shok pa dinjitet, nuk t’i thotë gjërat në sy…”/Debat i ashpër mes Meritonit dhe Romeos, si e shohin banorët?!

Miqësia e Romeos dhe Meritonit është ‘krisur’ gjatë ditëve të fundit me një debat që ka vijuar edhe gjatë prime të sotëm.

Romeo: Ka pasur disa situata Meritoni, por ai i harron shumë shpejt…

Meritoni: Jo, ti i harron shumë shpejt.

Romeo: Ka qenë situata e dasmës. Ngrita dorën, mori votat për të marrë dasmën. Nuk ftoi Sarën dhe Vesën, të gjithë e dinë si shkoi situata… Pasi i kërkoi falje Sarës, ajo nuk e besoi, por unë shkova dhe e binda. Te situata e rripit, i kam qëndruar afër dhe unë mund të përfitoja. Te situata e hallvës i kam ndenjur në krah atij dhe Ilnisës.

Meritoni: Te dasma, Romeo ka lënë ceremoninë e dasmës. Te pjesa e rripit, ishte Romeo që e bëri më të madhe situatën… E treta, në situatën e hallvës, ishte Romeo që e pa Erjolën të gatuante hallvën për Ilnisën dhe nuk erdhi të më thotë…

Romeo: Unë mendoj që Meritoni ndikohet në këtë shtëpi… Meritoni do të dalë në prime. Një shok që të qëllon te dhoma e rrëfimit, që nuk ka pikë dinjiteti, që nuk t’i thotë gjërat në sy…

Por si i kanë komentuar banorët e tjerë të “BBV3” këtë raport?

Jetmiri: Kam tentuar t’ua bëjë të qartë një shoqëri që këta kishin nuk duhej të prishej…

Juli: Është e sikletshme të shohësh dy shokë të vjetër të flasin në këtë mënyrë. E jap me garanci që Meritoni nuk ndikohet nga unë. Duhet pasur kujdes situata… Ti je një kopjac, në të dyja rastet kam parë romancë dhe viktimizim…

Ndërkohë, edhe opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me ‘krisjen’ e raportit.

Ori: Më vjen mirë për të dy djemtë që iu desh të vinin në Big Brother sesa me dinjitet apo pa dinjitet janë.

Arbër: Raporti i miqësisë së tyre lidhet me pritshmërinë. Pritshmërinë që Meritoni ka patur nga Romeo. Romeo është përgjigjur duke i thënë se e ka mbrojtur, për mua nuk e ka bërë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE