A po kopjojnë Bardhi dhe Sara çiftin Kiara-Luiz? Ronaldo Sharka hedh dyshime mbi veprimet e këngëtarit

vovalbania March 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A po kopjojnë Bardhi dhe Sara çiftin Kiara-Luiz? Ronaldo Sharka hedh dyshime mbi veprimet e këngëtarit

Një ngjashmëri e veprimeve të Bardhit me ato të Luizit vitin e kaluar nuk ka kaluar pa u vënë re ditën e sotme në studion e Big Brother Fan Club.

Ka qenë Ronaldo Sharka ai i i cili ka hedhur dyshime të forta në lëvizjet e këngëtarit pas daljes nga BBV, por edhe gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Unë Bardhin në këtë edicion e kam parë si një Luizinjo të Big Brother 3 duke ndjekur të gjitha strategjitë të mirëmenduara nga Bardhi. Lyerja e flokëve, gjetja e një partneres shumë shpejt dhe një deklaratë që jashtë duhet vite dhe muaj për ta thënë siç i the ti Sarës “je nëna e fëmijëve të mi”. Unë mendoj që ti Bardhi e nxore Sarën nga shtëpia duke mos e ndaluar që të futet në banjo”, deklaroi ai.

Ai iu referua pikërisht lyerjes së flokëve nga ana e Bardhit njësoj si Luizi vitin e kaluar, si dhe planit për të gjetur një partnere në këtë format duke i thënë asaj të njëjtën frazë që i thoshte Luizi Kiarës vitin e kaluar: Je nëna e fëmijëve të mi.

Një tjetër deklaratë e Bardhit u pa me dyshim, pasi tha që nuk ka më akses në instagramin e vjetër dhe sot do të hapë një instagram të ri që të do lançohet në profilin e Sarës. Pikë për presje e njëjta gjë që bëri Kiara me Luizin një vit më parë.

Sipas Ronaldos i gjithë sherri me menaxherin, mund të jetë i stisur prej tyre, në mënyrë që të mbajnë të mbërthyer publikun në koncerte përgjatë verës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65848 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE