Ju prezantojmë me shtëpinë katër-katëshe ekologjike në formë pishe!

vovalbania March 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me shtëpinë katër-katëshe ekologjike në formë pishe!

Shtëpia ekologjike “Primeval Symbiosis” (simbiozë druri) shtrihet në katër kate dhe forma e saj të kujton pishën. Shtëpinë ekologjike në formë pishe e ka shpikur studenti danez Konard Vojcik. U është dedikuar adhuruesve të natyrës të cilët dëshirojnë të jetojë larg nga qyteti në vise malore.

Konstruksioni i shtëpisë në tërësi është bërë nga druri, ndërkaq është e pajisur me sistemin natyral të freskimit gjë që mundëson furnizimin e shtëpisë me gaz bio. Gazi përpunohet nga metani dhe fermentimi i materieve organike shtazore me mungesë oksigjeni.

Ideja e arkitektit është që nga këto rezidenca të mos emetohet dyoksid karboni. Në shtëpi mund të jetojnë dy deri në tre persona, ndërkaq muret janë plotësisht të mbuluara me panele solare që mundësojnë kursim të konsiderueshëm të energjisë dhe këtë shtëpi të mrekullueshme e bëjnë ekologjike.

Për këtë dëshmon edhe fakti që kjo shtëpi me sipërfaqe 61 metrash katrorë në tërësi mund të jetë e ricikluar kur i skadon “afati i përdorimit”. Rikujtojmë, se inxhinieri tunizian Boubaker Siala ka zhvilluar me fondet e tij një automjet elektrik komercial miqësor ndaj mjedisit, të quajtur “Bako B10” të pajisur gjithashtu me panele diellore. Pas përfundimit të studimeve pasuniversitare në Ukrainë dhe Gjermani, Siala, i cili punoi me prodhuesit kryesorë të makinave në botë, donte që pas kthimit të ishte i dobishëm për vendin e tij me përvojën e fituar jashtë vendit.

Gjatë periudhës së karantinës për shkak të COVID-19, unë dhe djali im Ibrahimi shpesh lëviznim me biçikletë elektrike. Në këtë proces, prodhova vetë një biçikletë elektrike. Pikërisht atëherë fillova të punoja për zhvillimin e një automjeti elektrik, ndonëse të vogël. Ky mjet mund të mbajë një ngarkesë prej 300 kilogramësh. Makinën time e kam quajtur Bako, e frymëzuar nga emri “bako”, që në gjuhën tuniziane do të thotë kuti ose çantë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE