“Në një nominim kokë më kokë, do e nxirrja jashtë Riken!”/ Sara Karaj komenton “BBV3”!

vovalbania March 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Në një nominim kokë më kokë, do e nxirrja jashtë Riken!”/ Sara Karaj komenton “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, e ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja Sara Karaj.  Ajo bëri analiza të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” e shumë të tjera. Por si e komenton ajo daljen e saj?!

Hyrja ime ishte pak vonë, sepse ata ishin pozicionuar në lojën e tyre. Por edhe personat me të cilët ishin në nominim ishin të fortë. Mendoj se nëse do isha kokë më kokë me Riken do të mund të kisha nxjerrë. Në nominim e saj me Eglën, mendoj se Rikja është shumë e rrezikuar. Nuk besoj që Rikja sjell ndonjë dinamikë të madhe në shtëpi. Mendoj se e ka mbajtur mirë me shumicën e banorëve, nuk e kam parë shumë aktive. E kam parë monotone në lojën e saj. Nëse do isha kokë më kokë me të, unë do kisha dhënë më shumë në ditët në vijim. Nuk mendoj që nuk ka dhënë asgjë, por ka qenë konstante në lojën e saj. Unë jam marrë me ata që janë marrë me mua. Isha shumë e zënë për t’u marrë me Riken.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE