“Nëna më ka fshirë numrin”/ Bardhi flet për martesën: Tani po jetojmë bashkë…
vovalbania
March 18, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Në një intervistë për gazetarin e ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, ish-banori i ‘BBV3’, Bardhi, ka thënë se marrëdhënia me Sarën jashtë shtëpisë po shkon shumë mirë.
“Marrëdhënia me Sarën shumë e mirë, në fakt nëna ime ma ka fshirë numrin mua dhe po merr Sarën tani”, tha ai duke qeshur.
Më tej ai tha se këtë periudhë po jetojnë në Tiranë dhe se janë njohur me familjet e njëri-tjetrit.
“Po rrimë në Tiranë tani, shumë mirë, jemi kënaqur. Jemi njohur me familjarët e njëri-tjetrit”, tha ai.
Po a do të kemi një dasmë së shpejti në Kumanovë?
“Nuk e dimë ende”, u shpreh Bardhi.