Ngjarje e rëndë në Krujë/ Nëna 42-vjeçare vret foshnjën e sapolindur, arrestohet nga policia!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ngjarje e rëndë në Krujë/ Nëna 42-vjeçare vret foshnjën e sapolindur, arrestohet nga policia!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/03//ngjarje-e-rende-ne-kruje-nena-42-vjecare-vret-foshnjen-e-sapolindur-arrestohet-nga-policia.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë e stome (18 mars) në Krujë, ku një nënë ka vrarë foshnjën e sapolindur. Sipas policisë, gruaja 42-vjeçe është arrestuar, pasi akuzohet për “vrasje”.
Blutë e kryeqytetit sqarojnë se 42-vjeçarja pasi ka lindur foshnjën në ambientet e shtëpisë, ka pretenduar se e lindi të vdekur dhe më pas e ka mbështjellë me një qese dhe e ka hedhur në lumin Tapizë.
Mësohet se bëhet fjalë për 42 vjeçaren Leta Koçi, e cila është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.
Ajo ka deklaruar se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.
Policia ka nisur kërkimet në lumin e Tapizës, por foshnja nuk është gjetur pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.
42-vjeçarja që ka kryer aktin e rëndë është e martuar dhe ka edhe fëmijë.
Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.