Blinken në Lindjen e Mesme, tërësisht i angazhuar në arritjen e një armëpushim në Gaza!

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blinken në Lindjen e Mesme, tërësisht i angazhuar në arritjen e një armëpushim në Gaza!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se vizita që do të zhvillojë në Lindjen e Mesme ka disa qëllime, përfshirë arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian, si dhe lirimin e pengjeve.

Kjo vizitë do të jetë për të diskutuar arkitekturën e duhur për një paqe të qëndrueshme rajonale.

Blinken do të qëndrojë këtë javë në Lindjen e Mesme, siç njoftoi më herët Departamenti amerikan i Shtetit. Kryediplomati do të qëndrojë në Arabinë Saudite dhe Egjipt, ku pritet të takohet me udhëheqës të lartë të të dyja shteteve.

Më shumë ndihmë humanitare në Gaza, por edhe diskutimet për planifikimet se çfarë do të ndodhë në enklavën palestineze pasi lufta të përfundojë pritet të jenë në axhendën e bisedimeve mes Blinkenit dhe zyrtarëve sauditë dhe egjiptianë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afro 250 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me ofensivë tokësore e ajrore në Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi, si pasojë e luftës janë vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë.

Izraeli dhe Hamasi nuk janë afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza dhe për lirimin e pengjeve. Situata vazhdon të jetë ”shumë e komplikuar”.

Pavarësisht disa javëve të bisedimeve me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit, muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur të hënën e javës së kaluar pa një marrëveshje për armëpushim, për të cilën ishte shpresuar aq shumë.

Ne nuk jemi afër një marrëveshjeje, që nënkupton se nuk po i shohim palët që t’i shkrijnë pikëpamjet e tyre në një, për të zgjidhur mospajtimet që kanë të bëjnë me zbatim të akordit, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.

Të gjitha palët janë duke vazhduar punën në negociata, për të arritur një marrëveshje, u shpreh Ansari në një konferencë për media. Por, ai shtoi se nuk mund të përmendë afat kohor për arritje të marrëveshjes, pasi konflikti është “tejet i komplikuar në terren”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE