“Jam thirrur ufo, alien…”/ Kastro Zizo në një rrëfim special në TAR: Ime më fitonte betejat që unë nuk kisha guxim…

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam thirrur ufo, alien…”/ Kastro Zizo në një rrëfim special në TAR: Ime më fitonte betejat që unë nuk kisha guxim…

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. I ftuar sot në “Ndryshe” ishte Kastro Zizo, i cili u shpreh për muzikën, politikën, “BBV3”, e shumë të tjera. Çfarë mendon Kastro se i mungon muzikës shqiptare dhe artistëve sot?

Duhet më shumë origjinalitet. Por ky është origjinaliteti… Kënga nuk ka qenë ndonjëherë në plan të parë. Ishte ura më e shkurtër për të thënë ato që kisha për të thënë.

Ndërkohë, ai iu referua edhe jetës së tij para disa viteve, periudhë kur la alkoolin.

Kur lashë alkoolin dhe veset, u përballa me një realitet që kisha shumë vite që e shmangia. Vuajtjet, përgjegjësitë që njeriu duhet të përballet… E vetmja gjë që kuptova ishte të bëja paqe me veten time dhe çfarë mund të rregulloja. Nuk mund ta bëja në një realitet kur unë alkoolizohesha dikur.

Ndër të tjera, Kastro iu referua edhe periudhës së fëmijërisë.

Nuk është e lehtë të jetosh në një botë ku të gjykohesh, paragjykohesh apo bullizohesh. Jam thirrur ufo, alien… Sa më bënte të ndihesha i veçantë nga të tjerët, në fund isha një fëmijë që lëndohej… Ime më fitonte betejat që unë nuk kisha guxim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE