Bullizonin online “super-influencuesen” Magali Berdah, 20 të burgosur në Francë!
Më shumë se 20 persona që ishin bashkuar në një fushatë masive bullizimi ndaj një prej modeleve e biznesmeneve më të njohura të rrjetit në Francë, janë burgosur nga policia në një rast të rrallë që kërkon të japë shembullin dhe për të tjerët.
Të ndaluarit e moshave nga 20 deri 49 iu dhanë dënime nga katër deri në 18 muaj burg, gjysma e të cilave të pezulluar, për mesazhe urrejtje ose ofendimi ndaj personazhit të njohur të TV dhe rrjeteve sociale Magali Berdah.
Veprimet e tyre thuhet se kishin shkaktuar ‘pasoja serioze’ në shëndetin mendor të Berdah, thanë gjykatësit, duke shtuar se nëna e tre fëmijëve kishte qenë shumë pranë vetëvrasjes.
“Më në fund më kanë njohur si viktimë”, tha 42-vjeçarja me origjine hebreje, ruso-ukrainase për gazetarët. “Kjo më shkatërroi jetën për dy vjet, tani është një fitore e bukur”.
Abuzimi online që kishte pësuar Berdah përfshinte kërcënime dhune, përdhunimi dhe ofendime anti-semite, sipas avokatit të saj Rachel-Flore Pardo.
Sulmuesi kryesor i saj ishte reperi Booba, i cili kishte nisur fushatën në 2022 duke e akuzuar si ‘influencuese vjedhëse’ e cila mashtronte përdoruesit e internetit dhe përfitonte para prej tyre.
Postimet e Booba kishin nxitur të tjerë të sulmonin Berdah, thanë avokatët e saj, por reperi mohonte akuzat.
Dënimet e dhëna përfshinin dhe gjoba nga €700, që sipas zyrtarëve u dhanë për të treguar se askush “nuk është i fshehur prapa tastierës.
Berdahm është hebreje me origjinë nga Ukraina e Rusia. Ajo mirëpriti dënimet duke thënë se kjo dërgon mesazh të fortë kundër bullizimit online.
Ajo ka 1.7 milionë ndjekës në Instagram dhe është personazh i njohur në programe talentesh në TV.
Gruaja përballet nga ana tjetër me një gjyq abuzimesh financiare dhe pastrim parash, në Nice në shtator.