Fama e verës së mahnitshme në Shqipëri edhe në Australi, “Escape”: Më relaksuese dhe më e lirë se Ibiza!
Promovimi i Shqipërisë në mediat botërore sa vjen e po bëhet edhe më i zakonshëm e jo vetëm nga ato në vende të Europës e Amerikës, që nxitojnë të rekomandojnë vendin tonë për ata që ende nuk kanë “ndarë mendjen” se ku të kalojnë pushimet, por gjithashtu në Australi.
Vera në Shqipëri është e mahnitshme. Edhe pse nuk është një vend i festave latine, ka plazhe, klube ditore, laguna me rërë, pyje me pisha, rrënoja të lashta dhe male, shkruan James Booth në të përditshmen australiane “Escape”.
Me një vijë bregdetare 450 kilometra, në jug të Kroacisë dhe në veriperëndim të Malit të Zi në detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria po kthehet në një destinacion të ri turistik në Europë siç thekson Booth, i cili e quan edhe “më relaksuese se Ibiza” e jo vetëm kaq:
Madje është edhe më lirë. Në Shqipëri, ju mund të porosisni një vakt me tre pjata në një restorant mesatar, për dy persona dhe për vetëm 35 euro. Po ashtu, për një qëndrim katërditor për dy persona në korrik, ju mund të rezervoni një hotel për rreth 60 euro në natë.
Shijoni vendpushimin si Pema e Thatë, e cila duket sikur ndodheni në Maldive me shezllonet mbi ujë.
Në Instagram dhe TikTok, shumë video u dedikohen udhëtarëve që promovojnë bukuritë e Shqipërisë. Tani, udhëtarët kanë zbuluar këtë vizion të parajsës, i cili shumë shpejt do të bëhet më i shtrenjtë dhe i mbipopulluar. Ne ju rekomandojmë ta vizitoni tani ndërsa ende është nën radar.
Porta kryesore për në Rivierën Shqiptare është nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili është dy orë me makinë nga Vlora, fillimi i kësaj shtrirje mahnitëse të vijës bregdetare.
Gjithashtu, plazhi i Ksamilit ofron ishuj të mahnitshëm e me ujëra të kristalta.
Vendet që duhet të vizitoni me patjetër në Shqipëri:
1. Vizitoni Liqenin e Komanit
2. Notoni në Lumin e Shalës
3. Bëni banjo dielli në Gjirin e Gramës
4. Vizitoni Plazhin e Dhërmiut
5. Bëni ecje në itinerarin Valbonë-Theth 28,3 kilometra, një nga shtigjet më spektakolare të ecjes në Shqipëri
6. Vizitoni Plazhin e Akuariumit
7. Eksploroni plazhin e Himarës
8. Notoni në ‘Syrin e Kaltër’
9. Relaksohuni në plazhin Pema e Thatë.