Ndalimi i internetit është abuzim ndaj fëmijës, flasin sociologët!

vovalbania March 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndalimi i internetit është abuzim ndaj fëmijës, flasin sociologët!

Disa prindër thonë se lejimi i fëmijëve të shpenzojnë shumë orë në pajisjet digjitale si smartfonët, tabletët, laptopat, etj është e dëmshme për mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve ndërsa disa prindër të tjerë i vlerësojnë përfitimet edukative dhe zhvillimore që këto pajisje ua ofrojnë atyre. Këtë të fundit e thotë edhe sociologu Ellis Cashmore i cili i paralajmëron prindërit të mos ua ndalojnë fëmijëve kohën që shpenzojnë në internet, duke e vlerësuar këtë ndalesë si abuzim ndaj tyre.

Cashmore, i cili është profesor i sociologjisë në Universitetin Aston, beson se pajisjet elektronike u ofrojnë fëmijëve një sërë aktivitetesh që janë të ngjashme me aktivitetet që ata mund t’i kryejnë pa internet dhe thotë se ndalimi i pajisjeve elektronike i privon ata nga zhvillimi sociologjik.

Imagjinoni sikurse prindërit t’ua ndalonin fëmijëve leximin, lojërat me fëmijët e tjerë, vizatimin, ngjyrosjen apo vallëzimin. Të gjitha këto aktivitete fëmijët i kryejnë edhe kur janë pranë ekraneve.Nëse prindërit do t’ua ndalonin fëmijëve ato aktivitete, ata do të akuzoheshin për abuzim të fëmijëve. Është e rëndësishme që prindërit ta kenë parasysh se fëmijët po rriten në një botë të dominuar nga pajisjet elektronike dhe se ndalimi i tyre mund të perceptohet si i pazakonshëm. Pajisjet elektronike janë pjesë e realitetit të tyre. Ndalimi i tyre është padyshim gjë abuzuese.

Ndërkaq, varësia nga interneti e ‘ushqen’ depresionin. Ekspertët insistojnë të jemi më vigjilent rreth mënyrës se si njerëzit veçanërisht adoleshentët përdorin internetin. Për të eksploruar këtë çështje, një ekip i psikiatërve ka monitoruar 254 studentë të Universitetit McMaster në Ontario, Kanada. Ata kishin përdorur një mjet të quajtur Testi i Varësisë nga Interneti (IAT), i cili ishte krijuar në vitin 1998.

Hulumtuesit kishin zbuluar se 33 studentë ishin të varur nga interneti. Personat e varur nga interneti nuk kishin mundur ta largonin veten nga sajtet e rrjeteve sociale dhe vazhdimisht shikonin video të ndryshme dhe shkëmbenin mesazhe me miqtë. Përveç kësaj, të varurit nga interneti kishin pasur probleme t’i përmbaheshin edhe rutinës ditore, duke rënë në grackat e depresionit, duke dështuar të kushtojnë vëmendje dhe të mos e menaxhojnë kohën siç duhet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE