Parashikimi i motit/ Rriten temperaturat, maksimalja në 21 gradë Celsius
Sipas MeteoAlb, si pasojë e masave ajrore me origjinë veriore dhe verilindore Shqipëria paraqitet; nën mbizotërimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Pjesa e dytë të ditës; do të mbetet me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 21°C vlera më e lartë për-gjatë ultësirës perëndimore.
Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.