Pas rrëfimit të vajzave në BBV, psikologia Aleksandra Puçi analizon dallimi thelbësor mes komplimentit dhe ngacmimit seksual në punë!
Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë psikologia e njohur Aleksandra Puçi. Ajo ka analizuar me detaje çështjet delikate si ngacmimet seksuale në punë duke marrë shkas edhe nga spektakli i kësaj të marte në Big Brother VIP, i cili nisi me mesazhe shumë të forta, teksa vajzat e shtëpisë kanë ndarë hisotri që prekin shumë gra.
Roza, Julia dhe Egla treguan se kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale duke treguar se i ndanë këto histori, si mesazh për të gjitha vajzat që kanë përjetuar të njëjtën gjë. Por në optikën e psikologes rreth kësaj çështje ajo u shpreh se:
Ishte një temë delikate, që në realitetin tonë shqiptar nuk preket shumë. Është një fenomen mjaft i përhapur por njerëzit e kalojnë në heshtje. Më pëlqeu që banoret e shtëpisë morën guximin që e diskutuan sepse pjesa më e madhe këto ngjarje të jetës së tyre i mbajnë të fshehura dhe më pas janë të shoqëruara me ndjenja turpi dhe me ndjenja faji.
Psikologia ka shpjehuar gjithashtu se cila është edhe diferenca mes komplimenteve dhe ngacmimit seksual, ku u shpreh se:
Komplimentet në jetën e përditshme janë të nevojshme dhe të domosdoshme, ndryshojnë nga ngacmimi seksual në kuptimin qoftë verbal, fizik apo vizual. Janës shumë të ndryshme në natyrë. Kur flasim për ngacmim seksual nuk është thjesht një komplimet por është një avancim në mënyrë të qëllimshme për ta bërë tjetrin që të ndihet i pafuqishëm në mënyrë që të dorëzohet ndaj “agresorit”. Që t’i plotësojë kërkesën për favore seksuale. Ndërsa komplimenti shpeshherë ka natyrë xhenuine. Duhet të theksoj që të quhet ngacmim seksual duhet që patjetër të jetë me bazë gjinore, një i gjinisë mashkullore drejtuar gjinisë femërore por kjo mund të jetë edhe e kundërta. Nuk e merr atë konotacion nëse janë të të njëjtës gjini.
Mund të themi që vija ndarëse është aty kur dikush thotë “mjaft”?
Quhet ngacmim seksual atëherë kur është i padëshiruar nga tjetri. Gjithë gjuha verbale dhe joverbale të tregon që nuk është i mirëpritur si avancim.