“Për mua është fituesja…”/Olta Sheta zbulon banoren e saj të preferuar të këtij edicioni të “BBV”!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Olta Sheta, ish-konkurrente e edicionit të “Big Brother 3”. Mbrëmjen e djeshme në spektakël u soll në vëmendje një temë shumë delikate e diskutuar nga Egla, Julia dhe Roza në lidhje me ngacmimet seksuale në favor të një pune. Si e pa Olta të gjithën këtë?
Unë e pashë dje spektaklin dhe isha e interesuar ta dëgjoja. Egla ka bërë shumë mirë që e bëri publike. Ndoshta tani e ndjen veten më të fuqishme për të folur, nuk ka rëndësi para 25 viteve apo tani. Nëse do e kishte thënë ato kohë nuk do dëgjohej fare, do ishte fshirë si gjë ndërsa tani është tjetër gjë. Egla i ka bërë të gjitha vajzat të ngrejnë zërin dhe të kenë besim tek njëra-tjetra. Kur je i ri ke pasiguri për t’i thënë gjërat. Egla është një ndër të preferuarat e mia aty brenda.
A ka Olta një banor të preferuar këtë edicion?
Unë nuk e shikoj si publik “BBV” e shikoj si ish lojtare, në fillim nuk kisha të preferuar sepse nuk i njihja. Eglën e shoh në aspektin e aktrimit në lojë, është personazhi i duhur për të qenë atje. Është futur në rol dhe po aktron shumë bukur edhe pse kritikohet. Është një aktore shumë e mirë dhe e bukur. Ka mirësi dhe nuk e shfaq sepse mendon që nëse e bën do e godasin. Mirësinë e jep me doza të vogla, mbrëmjen e djeshme kur u rikthye Rikja e përqafoi dhe madje e këshilloi. Për mua bëri gabim sepse në lojë ato janë rivale.
Kush mendon Olta se do ta lërë shtëpinë Prime-n e radhës?
Vesa, shyqyr që i doli nominimi që të dalë me të parën.
Miqësitë e përçara brenda shtëpisë së “BBV”?
Nuk më pëlqeu përmendja e bukës nga ana e Romeos, mund të kesh dhe 20 vite shoqëri por varet sa e ke takuar atë personin. Aty brenda je 24 në 24 dhe mund të krijohen shoqëri më solide. Nuk kam parë një miqësi të fortë midis tyre që në fillim. Nga mënyra se si e godasin njëri tjetrin, nuk i kam parë asnjëherë të bisedojnë për asgjë, as për tema private. Vetëm e kanë goditur njëri tjetrin në Prime.