Prezantuesja e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në televizion!
Bukuroshja Alba Renai ka mbi 5400 ndjekës në Instagram mirëpo nuk ekziston. Ajo është një influencuese virtuale, por kjo nuk e ka ndaluar që të nisë karrierën e saj në televizion. Alba do të prezantojë “Supervivientes”, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Reality show do të transmetohet në TeleCinco, një televizion i menaxhuar nga Mediaset España.
¡HA LLEGADO EL DIA! 🌴🎉 Estoy emocionadísima de anunciar que soy la nueva PRESENTADORA VIRTUAL DE @supervivientestv Os presento: ‘SUPERSECRETOS CON ALBA RENAI’ una sección llena de emociones, misterios y contenido exclusivo que os hará sentir como si estuvierais en la isla con los concursantes 🎬 Este es el proyecto misterioso en el que he estado trabajando y con el que tenía llenos los DM preguntando por el hype 😄💫 Es un sueño hecho realidad y no puedo esperar a embarcarme en esta increíble aventura con todos vosotros. Es hora de darlo todo y hacer de esta temporada la más inolvidable. ¿Estáis listos para un viaje lleno de adrenalina, emoción y secretos revelados? 🤩 #Supervivientes2024 #VirtualInfluencer #PresentadoraVirtual #AlbaRenai
Edhe zëri i saj nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto. Reagimi i përdoruesve nuk është shumë i ngrohtë. Ndër komentet më të shpeshta janë ata që pyesin se pse produksioni nuk zgjodhi të fokusohej tek një prezantuese e vërtetë.
Influencuesit virtualë janë duke bërë namin. Nga Alvin dhe The Chipmunks te Gorillaz dhe Hatsune Miku te Polar, industria e muzikës nuk është e panjohur për personazhet virtualë. Ashtu si shumë prej artistëve human ata kanë fituar çmime ‘Grammy’ dhe kanë mbajtur koncerte.
Noonoouri, një personazh digjital i krijuar nga Joerg Zuber, është influencuesja më e fundit virtuale me flokë blu dhe me fytyrë kukulle që ka arritur të nënshkruajë një kontratë menaxhimi. E krijuar duke përdorur kapjen e lëvizjes dhe grafika të avancuara, ajo ka nënshkruar kontratë me Warner Music si artistja e parë avatar.
Vokali i saj, i ndërtuar pjesërisht duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale e ka kthyer atë në një “popstar AI”. Dhe ndërsa Warner Music thotë se inteligjenca artificiale luajti vetëm një rol të vogël në krijimin e vokalit të Noonoouri, nënshkrimi i saj vjen ende mes shqetësimeve në rritje mbi rolin që luan AI në krijimin e muzikës.
Marec Lerche, kreu i zhvillimit të biznesit në Warner Music Central Europe, thotë se Noonoouri dhe krijimet digjitale si ajo mund t’u ofrojnë shtëpive diskografike më shumë eksperimentim dhe fleksibilitet. Ekspertja e muzikës Shara Rambarran thotë se influencuesit virtualë të kthyer në yje pop-i që hyjnë në arenë mund të shqetësojnë muzikantët në jetën reale.