“Jam natyrë e guximshme…”/Olsa Muhameti zbulon në TAR se si ka nisur rrugëtimi i saj në botën e medias!
E ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë autorja e programit “Për’Puthen” Olsa Muhameti. Ajo ka rrëfyer dhe ka zbuluar shumë detaje ekskluzive jo vetëm nga jeta e saj personale por edhe nga karriera.
Si ka nisur rrugëtimi në media?
Unë do të bëhesha pjesë e medias dhe e televizionit sepse zgjodha të studioja për Gazetari. Ka qenë pasioni im që në fëmijëri, unë kam qenë kryeredaktorja e gazetës së shkollës në 8-vjeçare, nuk më pëlqente të shkoja në këto aktivitetet e gjimnazit. Por kur më propozuan që të isha zv.kryeredaktore e gazetës së shkollës në gjimanz unë pranova. Më pas në kohën kur kam konkurruar unë e vetmja degë që zgjodha ishte Gazetaria.
Unë jam natyrë e guximshme dhe e kam treguar që në këto hapat e para të jetës si adulte. Konkurrova vetëm për Gazetari, kanë qenë diku tek 800 veta dhe dolëm 100 veta. I pari që ka qenë ishte një koleg në Top Channel, Endi Tufa studenti më i mirë i listës. Unë nuk isha nga të parët, isha nga të fundit por hyra në shkollën e Gazetarisë, ishte suksesi im i parë. Ballafaqimi im i parë i të qenurit adult. E kujtoj gjithmonë me krenari, unë kisha punuar edhe gjatë 3 muajve të verës edhe kisha studiuar shumë.
Më tej Olsa shtoi se:
Menjëherë pasi studiova 2 vite në Gazetari, kërkoja punë dhe i thoja vetes që nëse nuk fillon në media dhe do të vazhdosh të bësh punë të tjera nuk do të kesh mundësinë kurrë të shprehesh. Ka qenë TV Koha atëherë dhe kam qenë 21 vjeçe. Eksperienca ime e parë në televizion si gazetare ka qenë në Vizion Plus, të them të drejtën kam edhe nga ajo trauma sepse isha një gocë shumë e vogël në një televizion me ujqër. Për shumë pak kohë u largova edhe nga aty. Ka vijuar më pas karriera në televizion, kam punuar rreth 5 vite në Klan dhe gjatë kohës që isha aty punoja në ABC dhe prej 7 vitesh jam në Top Channel.