Parashikimi i motit, e enjte, 21 mars 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës e më pas, edhe me alternime vranësirash kalimtare, të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura.
Era do të të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi 1-8 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
5/16
Diell re
Kukës
3/13
Diell re
Lezhë
8/16
Diell re
Dibër
2/11
Diell re
Durrës
8/18
Diell re
Tiranë
10/18
Diell re
Elbasan
7/18
Diell re
Berat
5/19
Diell re
Vlorë
7/19
Diell re
Korçë
2/9
Diell re
Gjirokastër
5/17
Diell re
Sarandë
8/18
Diell re