Dënohet me vdekje biznesmeni që helmoi themeluesin e rrjetit teknologjik në Kinë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Dënohet me vdekje biznesmeni që helmoi themeluesin e rrjetit teknologjik në Kinë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/03//denohet-me-vdekje-biznesmeni-qe-helmoi-themeluesin-e-rrjetit-teknologjik-ne-kine.jpg)
Një ish-drejtues ekzekutiv i rrjetit gjigant të produksionit e lojrave online Yoozoo Games, është dënuar sot me vdekje në Kinë për helmimin në vitin 2020 të themeluesit të kompanisë së teknologjisë, e cila ka bashkëpunuar me produksione amerikane si ‘Game of Thrones’ apo seriale të Netflix.
Ish-drejtori Xu Yao kishte helmuar ushqimin e kreut të kompanisë Lin Qi në dhjetor 2020 pas një debati për mënyrën e menaxhimi të biznesit, u tha në gjykatën e Shanghai. 39 vjeçari Lin kishte vdekur 10 ditë më vonë dhe police arrestoi Xu pas disa ditë hetimesh.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/03/denohet-me-vdekje-biznesmeni-qe-helmoi-themeluesin-e-rrjetit-teknologjik-ne-kine-65fddbda4c723.jpg)
Katër njerëz të tjerë ishin përfshirë në helmim por mbijetuan, pasi Xu kishte helmuar pijet e tyre në shtator deri në dhjetor 2020 përsëri për debate të ngjashme, u tha në deklaratën e gjykatës. Kompania Yoozoo zotëron të drejtat e serialit më të njohur fantastik në Kinë “Problemi i Tre Trupave,” ndërsa Xu drejtonte një degë të kompanisë që menaxhonte biznese të lidhura me të, sipas mediave kineze.
Në shtator 2020, kompania i dha të drejtën Netflix të realizonte një përshtatje të trilogjisë kineze, sipas raportimeve vendase. Yoozoo, ka krijuar gjithashtu lojën interaksive “Game of Thrones: Winter Is Coming,” bazuar në serialin e njohur.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/03/denohet-me-vdekje-biznesmeni-qe-helmoi-themeluesin-e-rrjetit-teknologjik-ne-kine-65fddbde1e307.jpg)