Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

vovalbania March 23, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa kishte një vizitë të shpejtë 24 orëshe në Singapor për një ngjarje të markës “Porsche”. 28-vjeçarja ndau me ndjekësit fotografitë e vizitës së saj me mbishkrimin:

Shumë argëtuese që kam qenë përsëri me familjen time të Porsche për 24 orë në Singapor.

2. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të bukur. Ai është bërë baba për herë të dytë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sadiku ka zbuluar se në jetë ka ardhur djali i dytë i familjes, Leoni. Bashkëngjitur fotos ku shfaqet djali i madh i Armandos teksa mban në krahë vëllain e vogël, shkruhet:

Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes.

3. Miliarderi i teknologjisë Elon Musk zbuloi së fundmi se merr ketaminë në një intervistë të transmetuar në YouTube. Siç pretendoi ai, këtë e bën për të forcuar shëndetin e tij mendor. Musk u shpreh se:

Ka raste kur unë kam një lloj gjendjeje kimike negative në trurin tim, si depresioni, mendoj. Ketamina është e dobishme për të dalë nga një kornizë mendore negative. Depresioni nëpër të cilin kaloj është si një nivel i lartë kimik. Nga perspektiva e Wall Street, ajo që ka rëndësi është ekzekutimi… Nga perspektiva e investitorit, nëse ka diçka që po marr, duhet të vazhdoj ta marr atë.

4. Këngëtarja e famshme kolumbiane Shakira ka dhënë një intervistë së fundmi për Sunday Times, ndërkohë që është në përgatitje të një albumi të ri, të parin pas shtatë vitesh. Shakira ka treguar gjithashtu se nuk është e vërtetë që fundi i lidhjes së saj 11-vjeçare me Gerard Pique, u nxit pasi zbuloi një kavanoz me reçel luleshtrydhesh që vetëm ajo e hante atë në shtëpinë e tyre, ishte hapur. Këngëtarja duke folur me “The Sunday Times”, tha se thashethemet që ajo mësoi për mashtrimin e supozuar të Piques pasi zbuloi kavanozin e reçelit nuk ishin të vërteta.

5. Pak ditë më parë i ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banori Endrik Beba. Ai bëri analiza të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” e shumë të tjera. Por çfarë i mungon shtëpisë së “BBV3” sipas tij?

Unë mendoj që personazhet e këtij viti janë të ndikuar nga ajo që ndodhi vjet. Kanë tentuar të gjithë të fitojnë terrenin duke qenë agresiv në lojë. Këtij Big Brother i ka munguar dikush si Kristi, një person i mirëartikuluar, i respektueshëm, i drejtë dhe që di të luftojë për një argument që e mbron. Akoma s’ka dalë një personazh si ai. Ata personazhe që janë në Big Brother këtë vit, kur nuk kanë argumenta, luftojnë pisët duke përmendur njerëz të tretë, përmendet familja… Aty nuk ke mundësi të mbrohesh, vetëm të largohesh. Ditën e parë që kam hyrë, ka qenë një debat mes Eglës dhe Ledjonës, që i përmendi direkt vajzën. Janë emocione, është e vështirë kur i ke pranë sepse ndjen energjinë e tyre…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE