BBV Live nga Shtëpia/ “Qau ky, qau ai”, Jul Deda: Shoku Romeo, mbret i viktimizimit bashkë me…

vovalbania March 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BBV Live nga Shtëpia/ “Qau ky, qau ai”, Jul Deda: Shoku Romeo, mbret i viktimizimit bashkë me…

Ka nisur Big Brother Live nga Shtëpia, që është rikthyer në Top Albania Radio, në këtë edicion të tretë, me rekord audience të Big Brother VIP Albania. Për sot, Rozës, Julit, Eglës dhe Erjolës i është besuar një rol i ri, që i shndërron në moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, me të ftuarit e tyre në programet që do t’ju shoqërojnë deri në orën 19:00 e ku të papriturat janë të garantuara nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri.

Në këtë pjesë, Roza Lati është moderatorja dhe të ftuarit e rubrikës “Suki Suki spec djegës” që Roza ka vendosur janë, Jul Deda, Julja dhe Egla . Drejt e në temë, Roza e ka nisur me një pyetje pak djegëse për të ftuarit.

Roza: Çfarë mendimi keni për viktimizimin?

Juli: Për mua viktimizimi është diçka që nuk duhet të përdoret kur është qëllim në vetvete. Të gjithëve na ka ndodhur të jemi përfshirë në viktimizim. Unë jam kundër kur e zgjedh si modul loje. Nëse personazhet e big brother zgjedhin ta përdorin viktimizim për të çuar lojën para, dua të them që nuk të çon askund. Ka boll telenovela turke, qau ky qau ai. Vuajti ky vuajti ai. Ska nevojë ti shohim në Big Brother Vip.  Quaj viktimizim kur një thotë më është vënë shtëpia kundër. Ky është modul i dështuar.

Roza: Secili nga ju të japi shembull konkret ku është parë “viktimizimi” në shtëpi?

Juli: Shoku Romeo është mbret i viktimizimit në shtëpi bashkë me ish shoqen e tij…Po Romeo kap cepin e palmës… Po ta vini re i është bërë pyetja ku të ka ngelur hatri dhe s ka dhënë asnjë përgjigje… dmth po vuan kot. Më ishin mërzit çuni dhe goca kot. Ky është modul viktimizimi. Me fjalët të gjithë janë kundër meje, ka kaluar në paranoja… jemi në këtë derexhe… vuan pa shkak. Njësoj e kemi shtëpinë kundra të gjithë… s mund të thuash kam shtëpinë kundra…

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE