“Një mashkull që më pëlqen mua nuk do hynte kurrë në një format të tillë…“ Rike habit me deklaratën e saj!
Ka filluar Big Brother Live nga Shtëpia, që është rikthyer në Top Albania Radio, në këtë edicion të tretë, me rekord audience të Big Brother VIP Albania. Për sot, Rozës, Julit, Eglës dhe Erjolës i është besuar një rol i ri, që i shndërron në moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, me të ftuarit e tyre në programet që do t’ju shoqërojnë deri në orën 19:00 e ku të papriturat janë të garantuara nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri. E ftuar në emsionin e Erjolës ishin Heidi, Rike, Françeska. Tema e parë në emision ishin romancat në Big Brother ku Heidi e mori e para fjalën:
Është një ndjesi shumë e fortë të përjetosh një romancë në BBV, ka vështirësitë e veta. Deri diku një lidhje edhe mund të të pengojë, është një thikë me 2 presa. Nëse për shembull ti po bën një lidhje për lojë dhe ti nuk e ndjen një person gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe mund të të marrë situata për keq.
Më pas fjalën e mori Rike duke dhënë edhe një deklaratë të sajën:
Unë nuk do e përjetoja kurrë, sepse një mashkull që më pëlqen mua nuk do hynte kurrë në një format të tillë. Mua më pëlqen privatësia dhe nuk do e konsumoja dashurinë time mes të gjitha kamerave dhe publikut duke na vëzghuar.