Gjithçka që duhet të dini për humusin!

vovalbania March 25, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka që duhet të dini për humusin!

Humusi është një mesvakt i shëndetshëm, plot lëndë ushqyese. Humusi është një salcë në të cilën si përbërës kryesor spikat pureja e bërë me qiqra të ziera. Humusi është një pjatë klasike e Lindjes së Mesme që zakonisht bëhet me qiqra, tahini, lëng limoni, kripë dhe vaj ulliri. Qiqrat dhe ushqimet e bëra prej tyre janë bërë të njohura për shkak të rritjes së ushqimeve me bazë bimore dhe pa gluten.

Ato janë pjesë e familjes së bishtajoreve, së bashku me thjerrëzat, fasulet dhe bizelet. Përveç qiqrave, kjo salcë e shijshme përmban edhe tahini, një pastë e bërë me fara susami me përmbajtje të lartë të acideve yndyrore të pangopura. Humusi ka një indeks të ulët glikemie, një sistem vlerësimi që përdoret për të përcaktuar se sa çdo ushqim mund të rrisë sheqerin në gjak. Kjo është për shkak se trupi ynë e tret atë më ngadalë se ushqimet e tjera.

Tretja e ngadaltë ndihmon në ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak. Ngrënia e qiqrave me një vakt të pasur me karbohidrate ndihmon në neutralizimin e vlerave të sheqerit në gjak. Studimi tregoi se kur qiqrat konsumoheshin me pica, një vakt i pasur me karbohidrate, sheqeri në gjak nuk rritej, gjë që nuk ndodhte për ata që konsumonin të njëjtin vakt pa qiqra.

Humusi është një burim i shkëlqyer i proteinave me bazë bimore për këdo, veçanërisht vegjetarianët ose veganët.  Përbërësi kryesor i humusit, qiqrat, përmbajnë antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese që kanë veti antiinflamatore.  Për shkak të përmbajtjes së proteinave dhe fibrave, humusi është gjithashtu i dobishëm për humbje peshe.

Humusi është i pasur me fibra, lëndë ushqyese që përmirësojnë ngopjen. Po kështu, përmbajtja e proteinave në humus ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, i cili mund të ndihmojë në procesin e humbjes së peshës. Fibrat gjithashtu përmirësojnë shëndetin e tretjes.

Fibrat dietike, të cilat përmbajnë fibra të patretshme dhe të tretshme, na bëjnë të ndihemi më të ngopur dhe na ndihmojnë të kemi jashtëqitje të rregullt. Fibrat e tretshme ngadalësojnë tretjen, duke reduktuar aftësinë e trupit për të absorbuar yndyrnat dhe sheqernat nga dieta. Fibra e patretshme kalon nëpër sistemin e tretjes, duke rritur masën e jashtëqitjes dhe duke parandaluar kapsllëkun.

Ngrënia e qiqrave dhe humusit është e lidhur me mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe disa llojeve të kancerit. Niveli i lartë i fibrave dhe yndyrave të pangopura të shëndetshme në qiqra dhe humus na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Fibrat e tretshme parandalojnë marrjen e yndyrave të pashëndetshme, duke reduktuar kolesterolin dhe trigliceridet në gjak.

Humusi është një përbërës kyç në dietën mesdhetare, e cila është një dietë që ndihmon në uljen e rrezikut të zhvillimit të aterosklerozës, kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve degjenerative që prekin sistemin nervor, diabeti dhe sëmundjet e veshkave. Disa njerëz mund të jenë alergjikë ndaj qiqrave. Edhe pse këto alergji nuk janë të zakonshme, çdo ushqim mund të shkaktojë reaksione alergjike.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65252 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE