Habit me deklaratën Albi Nako: “Më janë ofruar seksualisht në këmbim të një vendi pune”
Në vijimësinë e bisedave dhe deklaratave për ngacmimet seksuale në punë, ditën e djeshme Albi Nako, ka bërë një deklaratë të fortë.
Koreografi ka thënë se ka pasur raste kur të tjerët i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, por nuk është ndjerë aspak mirë.
“Unë nuk kam nevojë t’ua luaj njerëzve, aq më pak duke spekuluar mbi punën time sepse ndonjëherë, bazuar edhe në përvojën e së shkuarës, njerëzit edhe mund të jenë vetëofruar. Por mund të ketë qenë në raste shumë të rralla. Nuk mund të ndjehesh aspak mirë dhe aspak superiorë kur njerëzit të ofrohen në këmbim të diçkaje. Punë është të ofrohen për atë që ti je si njeri dhe si mendje. Kur ti ke një punë, pozicion është e njëjtë sikur të kesh pra dhe të kesh gjëra për t’i ofruar. Nuk mund të ndjehesh aspak mirë”– është shprehur Albi.