Kim Kardashian i jep fund lidhjes me futbollistin Odell Beckham Jr!
Romanca 6 mujore e Kim Kardashian me Odell Beckham Jr duket se ka përfunduar. Ylli televiziv filloi të takohej me futbollistin amerikan në shtator, por çifti nuk janë parë së bashku që nga 11 marsi. Kohët e fundit u raportua se Kim-it ‘i pëlqente ideja’ për të pasur një fëmijë të pestë me Odell, megjithatë MailOnline ka zbuluar se ata i kanë dhënë fund lidhjes.
Një burim konfirmoi se çifti janë ndarë, duke thënë: “Ata nuk janë më në një lidhje”. Kim dhe Odell shtuan spekulimet për romancën e tyre teksa shkuan së bashku në Chateau Marmont për festën e Jay-Z dhe Beyonce pas “Oscars” në fillim të këtij muaji.
Së fundmi është publikuar trailer-i i pjesës së dytë të “American Horror Story: Delicate”, ku shfaqet një puthje pasionante mes Kim Kardashian dhe Emma Roberts. Sezoni aktual i programit të antologjisë horror u nda në dy pjesë, ndërsa pjesa e parë u transmetua në fund të vitit të kaluar. Pavarësisht se mori vëmendje me kastin e aktorëve, Kim arriti të impresiononte shikuesit me portretizimin e saj.
Rikujtojmë gjithashtu se Kim Kardashian është vendosur të jetë producente ekzekutive dhe të luajë në një serial dokumentar të ardhshëm për Elizabeth Taylor. Dokumentari me tre pjesë, me titullin “Elizabeth Taylor: Rebel Superstar” vjen nga kompania e prodhimit fitues të ‘Oscar’-it, Passion Pictures. Seria e dokumentarëve do të shikojë aftësitë e aktrimit të Elizabeth, të cilat ajo i përdori për të hipnotizuar shikuesit, përpara se të bëhej një biznesmene dhe aktiviste shumë miliarda dollarëshe.
Kim do të flasë për marrëdhënien e saj me Elizabeth në serial. “Elizabeth Taylor për të qenë vetvetja, një luftëtare. Ajo është prova që ju mund të vazhdoni të evoluoni dhe ndryshoni dhe të keni kapituj të ndryshëm në jetën tuaj dhe ajo hapi rrugën për të gjithë ne që erdhëm pas saj”,-tha Kim. Bashkë me Kardashian intervista do të japë edhe shoqja e Elizabeth, Dame Joan Collins, me të cilën ajo konkurroi për rolin e Kleopatras, Margaret O’Brien.