“Nominimi i tjetërson njerëzit aty…”/Si e shikon Mario Deda lojën e Julit dhe banorëve të tjerë?!
I ftuar në studio mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë vëllai i Julian Dedës, Mario. Ai ka treguar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si po e shikon lojën e vëllait të tij brenda shtëpisë së BBV duke bërë edhe një analizë bazuar edhe tek banorët e tjerë. Mario ka zbuluar gjithashtu edhe se cilët banorë shikon në finalen e këtij edicioni.
Si do ta përshkruante Mario lojën e Julit deri më tani në shtëpinë e BBV?
Influencues, ka instaluar një metodë influencimi në shtëpi që nuk e di se si ia bëri po që prej javës së dytë e kishte të kryer. Vazhdimisht influencon. Të gjithë duan një konfirmim. E shohin si një person që mendon mprehtë, sikur e ka trurin më të kthjellët me realietin që ndodh jashtë.
Pse Juli i drejtohet Romeos në diçka dhe ai ka dëshirë t’i kthehet? Sepse edhe ai do të konfirmojë diçka. Është pikërisht kjo.
Kjo ndodh vetëm për atë që mund të quhet grupi i Julit brenda shtëpisë apo për të gjithë banorët sipas Marios?
Me të gjithë banorët.
Ditën e sotme Juli pati një debat me Ilnisën dhe Riken në kuzhinë, të cilin më pas Rikja ia transmetojë Romeos dhe teksa ndodheshin në oborr ai zgjodhi që të kapej sërish me Julin. Si i shikon Mario këto ‘përplasje’?
Përplasja me Julin nga ana e atyre që në këndvështrimin tim janë antagonist, si rasti i Romeos ndërsa në rastin konkret ishte Ilnisa që donte të kapej diku me Julin sepse është në nominim. Nominimi qenka gjë e madhe aty, i tjetërson njerëzit shumë.
Nga ana tjetër ata i bëjnë nder njëri-tjetrit kështu. Mesa kam kuptuar unë ata ia bëjnë nderet njëri-tjetrit duke u zënë.