Paris, zhvillohet gara e kamarierëve!

vovalbania March 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Paris, zhvillohet gara e kamarierëve!

Qindra kamarierë në Paris që ecnin rrugëve në një garë të veçantë për të shfaqur aftësitë në profesionin e tyre pak përpara Lojërave Olimpike kanë habitur turistët. Samy Lamrous dhe Pauline Van Wymeersch kanë përshkuar rrugën prej dy kilometrash në 13 minuta 30 sekonda dhe 14 minuta 12 sekonda, secili duke mbajtur një tabaka në dorë me kroasanë, kafe dhe një gotë ujë, duke u shpallur kështu fitues të garës.

“Ne e bëjmë këtë për 12 orë në ditë, duke përfshirë fundjavat dhe festat”,-tha Van Wymeersch. Bëhet e ditur se pjesë e garës kanë qenë 200 persona të cilët për detyrë e kanë pasur të ecin buzë lumit Seine me tabaka në dorë. Juria duke gjykuar kohën e garuesve numëronte edhe sa nga pijet e tyre kishin rënë gjatë rrugës.

Përveç medaljeve, dy fituesit kanë marrë edhe një natë qëndrimi në një hotel të mrekullueshëm. Fituesit e medaljeve do të jenë të ftuar gjithashtu edhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike më 26 korrik. Ndërkaq, shkencëtarët kanë zbuluar se cila punë është më stresuese. Puna më stresuese në botë është puna e kamerierit, të paktën kështu pretendon një studim i Universitetit Mjekësor Jugor në Kinë.

Në pamje të parë, mund të jetë paksa befasuese, sepse është një punë me më pak përgjegjësi sesa, për shembull, një kirurg. Por nëse mendoni për këtë, rezultati i studimit duket i besueshëm. Kamarierët janë vazhdimisht nën presion mendor dhe fizik gjatë orarit të punës dhe faktori i stresit është shumë i lartë.

Në këmbim, ata përjetojnë pak vlerësim dhe puna. Ndryshe nga mjekët, kamerierët rrallë shpërblehen me një rrogë të mirë. Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se stresi shkakton përdorimin shumë më të shpeshtë të cigareve dhe alkoolit tek kamarierët. Studimi afatgjatë u krye për 17 vjet dhe përfshiu 136,000 pjesëmarrës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE