Ilnisa rrëfen para banorëve: “Kam 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë…”

vovalbania March 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ilnisa rrëfen para banorëve: “Kam 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë…”

Mbrëmjen e djeshme, Ilnisa Agolli ka folur për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilën ka edhe një vajzë, Anaisi. Gazetarja e njohur ndau me banorët e “Big Brother VIP 3” histori mjaft personale, ku u shpreh se prej 10 vitesh nuk ka fjetur me një burrë në krevat, duke shtuar se ishte “terror”.

Më tej, Ilnisa u shpreh se i kishte munguar një puthje dhe tha se është falënderuese që ka njohur Meriton Mjekiqin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndër të tjera ajo tregoi:

Meritonin që zbulova këtu brenda, nuk e prisja ndonjëherë në jetë të më vinte një e mirë. E kisha ndarë mendjen, iu përkushtova punës, vajzës, qejfeve dhe netëve pa gjumë duke menduar si o Zot mbeta vetëm, si nuk gjeta një njeri që unë e dua. E çmoj shumë puthjen, e kam të shenjtë dhe më paska munguar një puthje pas kaq shumë kohësh. Unë nuk kam fjetur me një burrë në krevat kurrë pas 10 viteve. Dhe në kishte terror, ishte të krijoja një raport intensiv dhe ta pranosh veten, e të hapësh zemrën që mund të duash një njeri në jetë.

Rikujtojmë se, Ilnisës dhe Meritonit i është tërhequr disa herë vëmendja gjatë ditëve të fundit për pëshpërimat poshtë jorganit dhe fikja e mikrofonit. Për këtë gjë, Vëllai i Madh zgjodhi që t’i dënonte të dy ata, duke ndaluar që të mos qëndrojnë më në të njëjtat ambiente të shtëpisë dhe të mos flenë më me njëri-tjetrin. Nëse ky rregull do të thyhet, atëherë Ilnisa dhe Meritoni do të shkojnë në një televotim kokë më kokë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE