Ish konkurrenti i “BB” Ermal Merdani dëshiron që këtë edicion trofeu t’i shkojë një vajze: “Janë më të forta se djemtë…”!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrenti i “BB”, Ermal Merdani. Sa ndikon romanca brenda “BBV” dhe sa të ndihmon të krijosh një lidhje aty brenda?
Lidhja aty brenda të bën thjesht proganist, te jep disa avantazhe sepse je i sulmuar nga disa banorë. Kur je mashkull nuk do që partneren tënde ta sulmojnë. Të shkosh te fitorja është e vështirë sepse futen në mes ndjenja dhe ego por të jep spunto që të fitosh protagonizëm. Historia e ka treguar që kush ka krijuar lidhje aty ka shkuar thjesht afër finales por jo më tutje.
Kush nga çiftet aty brenda janë më të sinqertë në raportin e tyre romantik sipas Ermalit?
Më të sinqertë më duken Romeo me Heidin, janë të dy të pashëm, nuk kanë qëndruar me forcë me njëri tjetrin prandaj u ndanë ndërsa Ilnisa dhe Meritoni nuk janë një çift tamam, ka secili qëllimet e tyre. Kanë objektiva, duan të dy të shkojnë në finale dhe mendoj se një fjalë goje do t’i ndante.
Hyrja e Liamit brenda shtëpisë, si e komenton Merdani?
Do bëj tifo për të se kam qenë në një “BB” me të. Dua që këtë vit ta fitojë një femër, të marri atë që meriton. Unë jam shum feminist.
Kush shkon në finale sipas Ermalit?
Liami, Egla, preferoj të gjitha gocat në fakt sepse dua që njëra prej tyre ta fitojë. Aty brenda mendoj që janë më dominuese se meshkujt. Lozin, mbajnë nervat, janë të qarta në objektivat e tyre me çfarë kam kuptuar unë. Lozin fort dhe i çojnë njerëzit deri në limit. Nuk vikzitimozohen por edhe kur e bëjnë nuk e bëjnë me lot krokodili.
Kush do e lërë shtëpisë sot? Merdani komenton:
Mendoj që ledjona sepse u konsumuar që përpara një muaji. Jetmiri është akoma në fillimet e tij dhe mendoj që Ledjona është më e rrezikuar. Heidi nuk e besoj të dalë sepse njerëzit duan konflikte.