Kanadezi mbetet pa para pasi u kujdes për 300 mace!

vovalbania March 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanadezi mbetet pa para pasi u kujdes për 300 mace!

Një organizatë e mirëqenies së kafshëve në Kanadanë perëndimore po përpiqet të sigurojë burimet e nevojshme për t’u kujdesur për 300 mace pasi njeriu që kujdesej për to tha se nuk mund ta përballonte më. Bruce Robinson i tha Shoqërisë Britanike të Kolumbisë për Parandalimin e Vuajtjeve të Kafshëve (BC SPCA) se ai pranoi macet që ishin braktisur gjatë pandemisë Covid-19, por kostoja e kujdesit për to u bë e pamundur, pasi ai humbi punën.

“Organizata bamirëse dërgoi staf në shtëpinë e tij në qytetin e vogël Hjuston për të vlerësuar situatën”,-tha Eileen Drever nga BC SPCA. Ndërkohë, Robinson deklaroi se numri i maceve në shtëpinë e tij është rritur në 298, duke përfshirë 15 mace që pritet të ngordhin në ditët në vijim. Si pasojë, ai u përpoq t’i jepte kafshët, por pa rezultat. Në vend të kësaj, ai shpenzoi mijëra dollarë në muaj, duke mbetur pa ushqim për vete, për t’u siguruar që ato kishin 28 kilogramë ushqim në ditë.

Rikujtojmë, se në një nismë të re për të rritur sigurinë e kafshëve në qytet, Amsterdami po planifikon t’u kërkojë pronarëve të maceve që t’u varin një zile në qafë atyre kur dalin jashtë, për të paralajmëruar zogjtë dhe kafshët e tjera për praninë e tyre. Ky propozim përfshihet në një plan sigurie që kryeqyteti holandez të jetë miqësor ndaj kafshëve. Sipas studiuesve të Universitetit Wageningen, macet shtëpiake vrasin rreth 18 milionë zogj në vit. Përpjekje të shumta janë bërë ndër vite për të frenuar problemet e shkaktuara nga macet shtëpiake.

Në vitin 2021, fondacioni holandez Huiskat Thuiskat, u përpoq të detyronte qeverinë të marrë masa kundër njerëzve që i lënë macet të enedeshin lirshëm jashtë, por pa sukses. Fondacioni e ka mirëpritur masën për zilet, por sipas hulumtimeve ky veprim nuk do të ndikojë shumë në reduktimin e gjahut të maceve. Me rreth 2,9 milionë mace shtëpiake në vend dhe 60 mijë prej tyre të raportuara të zhdukura çdo vit, kujdesi për kafshët shtëpiake i kushton qeverive lokale 4,8 milionë euro në vit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE