Parashikimi i motit, e martë, 26 mars 2024/Vranësira dhe shira!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me vranësira të dendura për pjesën më të madhe të 24-orëshit, si dhe me intervale tepër afatshkurtra me diell. Deri në orët e pasdites, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu, me intensitet të ulët.
Prej orëve të pasdites, priten reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e vona të mbrëmjes, përgjatë Ultësirës Perëndimore, reshjet do të jenë me intensitet deri dhe të lartë, në formën e rrebesheve e stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore, në momentin e reshjeve.
Era fryn me drejtim nga verilindje-juglindje, relativisht intensive e me shpejtësi mesatare 3-9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era bëhet tepër intensive dhe me shpejtësi 14-20 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
10/19
Re shi
Kukës
5/17
Re shi
Lezhë
8/17
Re shi
Dibër
4/14
Re shi
Durrës
11/20
Re shi
Tiranë
13/19
Re shi
Elbasan
11/20
Re shi
Berat
12/22
Re shi
Vlorë
13/22
Re shi
Korçë
7/15
Re shi
Gjirokastër
12/18
Re shi
Sarandë
14/18
Re shi