Martesat gay, Tajlanda pranë legalizimit/Vulos qëndrimin si shoqëri aziatike liberale!

vovalbania March 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Martesat gay, Tajlanda pranë legalizimit/Vulos qëndrimin si shoqëri aziatike liberale!

Tajlanda ka bërë një hap më afër drejt barazisë martesore, pasi një ditë më parë, Dhoma e Ulët e Parlamentit të vendit aziatik, miratoi në raundin e dytë, një projektligj për lejimin e martesës ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë. Tani, duhet që ky dokument të kalojë në Senat, si dhe të marrë pëlqimin e mbretit, për t’u bërë ligj.

Ai u mbështet nga të gjitha partitë e mëdha të Tajlandës, duke marrë 400 vota nga 415 deputetë të pranishëm e vetëm 10 kartona ishin kundër. Danuphorn Punnakanta, kryetar i një komisioni parlamentar, mbajti një fjalim, para se ligjvënësit të votonin.

Ne e bëmë këtë për të gjithë popullin tajlandez, për të zvogëluar pabarazinë në shoqëri e për të filluar të krijojmë barazi. Dua t’ju bëj thirrje të gjithëve që ta shkruani historinë!

Kalimi i këtij projektligji shënon një hap të rëndësishëm drejt vulosjes së qëndrimit të Tajlandës si njëra prej shoqërive më liberale aziatike për çështjet e homoseksualëve, lezbikeve, transgjinorëve dhe biseksualëve (LGBT), duke qenë e hapur për bashkëjetesë me vlerat tradicionale dhe konservatore budiste.

Tajlanda për një kohë të gjatë ka qenë vend tërheqës për çiftet e gjinisë së njëjtë, falë një skene të gjallë shoqërore e komunitetit LGBT për vendasit e të huajt, si dhe ka zhvilluar fushata për t’i joshur vizitorët e komunitetit LGBTQ+.

Ky ligj mund të hyjë në fuqi brenda 120 ditëve, pas miratimit nga monarku. Në këtë mënyrë, Tajlanda do të bëhej vendi i tretë në Azi, pas Tajvanit e Nepalit, që e legalizojnë martesën ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Rreth 4 muaj më parë ishte Vatikani që njoftoi se Papa Françesku ka miratuar një vendim, sipas të cilit, priftërinjtë katolikë mund të bekojnë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, nëse ata nuk janë pjesë e liturgjive dhe ritualeve të rregullta fetare. Në një dokument të publikuar nga zyra e Vatikanit thuhet se bekimet e tilla nuk do t’i bëjnë të ligjshme situatat e parregullta, por do të jenë një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë.

Vendimi nuk duhet në asnjë mënyrë të ngatërrohet me bekimin e martesës mes një burri dhe një gruaje, sipas Vatikanit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE