Mbi 200 miliardë dollarë humbje nga fatkeqësitë natyrore në 2023!

vovalbania March 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 200 miliardë dollarë humbje nga fatkeqësitë natyrore në 2023!

Fatkeqësitë natyrore shkaktuan 280 miliardë dollarë humbje në 2023 në mbarë botën, 108 miliardë prej të cilave u mbuluan nga kompanitë e sigurimeve, sipas kompanisë zvicerane të risigurimeve Swiss Re, e cila parashikoi se shuma mund të dyfishohej në 10 vite.  Sasia e dëmeve dhe mbulimi nga kompanitë e sigurimeve u ul në krahasim me një vit më parë pasi në vitin 2022 shuma e tyre u rrit për shkak të uraganit Ian.  Por fatura për kompanitë e sigurimeve kaloi shifrën 100 miliardë dollarë për të katërtin vit radhazi.

Në vitin 2022 dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore u vlerësuan në 286 miliardë dollarë, ndërsa kostoja për kompanitë e sigurimeve arriti në 133 miliardë dollarë. “Pavarësisht mungesës së një stuhie historike të përmasave të uraganit Ian, që goditi Florida vitin e kaluar, humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në vitin 2023 ishin të shumta”,-tha Jerome Jean Hegeli, ekonomist i Swiss Re.

Tërmeti në Turqi dhe Siri ishte fatkeqësia natyrore më e kushtueshme në vitin 2023. Humbjet arritën në 6.2 miliardë dollarë dhe tërmeti tregoi në mënyrë dramatike boshllëqet e mbulimit në botë. Stuhitë e forta shkaktuan humbje prej 64 miliardë dollarësh, një rekord i ri duke theksuar se tani ato janë burimi i dytë më i madh i humbjeve pas cikloneve tropikale. Breshëri është gjithashtu një shkaqet kryesore. Ndërkaq, inteligjenca artificiale (Al) po bën bujë me zbulimet dhe aftësitë mbresëlënëse të saj. Ndërsa disa njerëz shqetësohen për avancimin e shpejtë të Al dhe ndikimin e saj në shoqëri, të tjerë shohin potencial për të përmirësuar jetën nëse përdoret siç duhet. Google së fundmi ka ndarë një artikull i cili shpjegon se si Al mund të parashikojë përmbytjet deri në një javë përpara. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE