Mbi 200 miliardë dollarë humbje nga fatkeqësitë natyrore në 2023!
Fatkeqësitë natyrore shkaktuan 280 miliardë dollarë humbje në 2023 në mbarë botën, 108 miliardë prej të cilave u mbuluan nga kompanitë e sigurimeve, sipas kompanisë zvicerane të risigurimeve Swiss Re, e cila parashikoi se shuma mund të dyfishohej në 10 vite. Sasia e dëmeve dhe mbulimi nga kompanitë e sigurimeve u ul në krahasim me një vit më parë pasi në vitin 2022 shuma e tyre u rrit për shkak të uraganit Ian. Por fatura për kompanitë e sigurimeve kaloi shifrën 100 miliardë dollarë për të katërtin vit radhazi.
Në vitin 2022 dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore u vlerësuan në 286 miliardë dollarë, ndërsa kostoja për kompanitë e sigurimeve arriti në 133 miliardë dollarë. “Pavarësisht mungesës së një stuhie historike të përmasave të uraganit Ian, që goditi Florida vitin e kaluar, humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në vitin 2023 ishin të shumta”,-tha Jerome Jean Hegeli, ekonomist i Swiss Re.
Tërmeti në Turqi dhe Siri ishte fatkeqësia natyrore më e kushtueshme në vitin 2023. Humbjet arritën në 6.2 miliardë dollarë dhe tërmeti tregoi në mënyrë dramatike boshllëqet e mbulimit në botë. Stuhitë e forta shkaktuan humbje prej 64 miliardë dollarësh, një rekord i ri duke theksuar se tani ato janë burimi i dytë më i madh i humbjeve pas cikloneve tropikale. Breshëri është gjithashtu një shkaqet kryesore. Ndërkaq, inteligjenca artificiale (Al) po bën bujë me zbulimet dhe aftësitë mbresëlënëse të saj. Ndërsa disa njerëz shqetësohen për avancimin e shpejtë të Al dhe ndikimin e saj në shoqëri, të tjerë shohin potencial për të përmirësuar jetën nëse përdoret siç duhet. Google së fundmi ka ndarë një artikull i cili shpjegon se si Al mund të parashikojë përmbytjet deri në një javë përpara.