“Në kuadër të lojës dhe në kuadër të bojës…”/Albi Nako dhe Dea Vieri komentojnë deklaratën romantike të Meritonit!

vovalbania March 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Në kuadër të lojës dhe në kuadër të bojës…”/Albi Nako dhe Dea Vieri komentojnë deklaratën romantike të Meritonit!

Të ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm kanë qenë Dea Vieri dhe Albi Nako, dy nga ish-banorët e “Big Brother VIP 3”. Ata kanë komentuar mbi ngjarjet e mbrëmshme gjatë ‘prime’-it, por dhe duke analizuar lojën e secilit banor…

Si ju duk dalja e Ledjonës nga shtëpia?

Dea: Ishte e parashikueshme, kishte rënë pak në qetësi. Deri diku e prisja. 

Albi: Ishte e padrejtë, duke qenë dhe e drejtë. Kishte potencial, por duke qenë pas Julit aty eklipsohesh. Kush rri gjithmonë në çift, janë këto lloj situatash. Ka qenë dhe Juli me Gazin. Si puna e komandantit dhe ushtarëve. Kjo e ka penalizuar Ledjonën.

Ajo ishte në fund me Ilnisën, po lojën e kësaj të fundit si e shihni?

Dea: E vetmja gjë që e mban Ilnisën brenda shtëpisë është lidhja me Meritonin. Nuk e kam parë të bëjë asgjë. E mbaj mend si një lojtare që kishte shumë vrull në fillim. Ndoshta po merr një pushim të vogël për t’u rikthyer më fort.

Albi: Deri dje e bënte lojën poshtë jorganit. Tani mund ta bëjë edhe sipër jorganit…

Meritoni mbrëmë i tha Ilnisës se nëse do të eliminohej ajo, do të dilte dhe ai. Si e komentoni këtë deklaratë?

Dea: Nuk e prisja që Merioni ta bënte atë deklaratë. Ishte befasuese, me shumë seç prisja. Kam qenë pak dyshuese në fillim, më shumë për Meritonin. Por tregoi që ishte më i përfshirë. Do doja ta shihja nëse do e bënte vërtetë atë.

Albi: Është në kuadër të lojës, edhe në kuadër të bojës. (qesh) Ka përfshirje më shumë se Ilnisa. Aty jetojnë në një shtëpi dhe ke të bësh vetëm me Ilnisën. Edhe ai momenti më pëlqeu, nuk është se nuk më krijoi emocion. Por ai ishte i sigurtë që Ilnisa nuk do dilte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE